Lajme

Korona rrit rastet e antisemitizmit dhe antiisIslamizmit

Kjo bëhet duke fajësuar pakicat për pandeminë, thuhet në një raport të bërë nga grupi i studimeve IFFSE, të publikuar të hënën

Sipas një hulumtimi, pandemia ka ndezur një valë të re të antisemitizmit dhe urrejtjes ndaj Islamit. Kjo është përhapur veçanërisht në platformat e mediave sociale, duke bërë “ripaketimin” e tregimeve tashmë të njohura, ekzistuese anti-hebraike dhe anti-myslimane, shkruan srf.ch.

E gjitha bëhet duke fajësuar pakicat për pandeminë, thuhet në një raport të bërë nga grupi i studimeve IFFSE, të publikuar të hënën.

Hulumtimi vë në dukje se në fillim të pandemisë, platformat sociale qenë vërshuar nga vala e racizmit në internet, transmeton albinfo.ch. Pavarësisht disa përpjekjeve për të zvogëluar dëmin, kompanitë nuk kanë vepruar në mënyrë sa duhet efektive, konstaton hulumtimi.

Në të njëjtën kohë, urrejtja në internet është shfaqur gjithashtu edhe jashtë sferës online – veçanërisht në demonstratat kundër bllokimit (për shkak të koronës) ose vaksinimit.

Për të kundërshtuar këtë zhvillim, IFFSE jep disa rekomandime – për rrjetet sociale, për qeveritë dhe për shoqërinë civile.

Përmbajtjet antisemitike dhe islamofobike duhet të shënohen në Facebook si lajme të rreme (Fake News) Covid, përcjell albinfo.ch. Qeveritë duhet të punojnë me shpejtësi mbi ligjet që rregullojnë rrjetet.

Duhet të promovohet edukimi qytetar në mënyrë që shoqëria të jetë më pak e prirur ndaj dezinformatave dhe komploteve raciste.