Maqedonia

Koronavirusi i merr jetën aktorit të njohur Luran Ahmeti

Ka ndërruar jetë Luran Ahmeti, aktori me renome ndërkombëtare. I shtrirë për disa ditë në Klinikën Infektive në Shkup, 46-vjeçari Luran Ahmeti nuk ka arritur t’i shpëtojë virusit vdekjeprurës Covid-19, shkruan gazeta KOHA, përcjell Albinfo.ch.

Lurani ka qenë pjesë e shumë shfaqjeve teatrale, filmave të metrazhit të gjatë e të shkurtër, ndërsa viteve të fundit pjesë e serialeve më të shikuara turke.
Që në vitin 1998, ka luajtur në filmin evropian “Puppet Show”, ndërsa ka luajtur ndër rolet kryesore në seritë “Kurtlar Vadisi – Pusu”, “Mutlu Ol Yeter”, “Guzel Gunler”, “Son Yaz Balkanlar”, “Bahar Dallari”, “Limonata”…
Për vite të tëra ka qenë pjesë e pandashme e Teatrit Kombëtar në Shkup.
Luran Ahmeti është djali i shkrimtarit dhe publicistit të njohur Xhabir Ahmeti.

Lurani la pas vetes një vajzë, bashkëshorten, një motër dhe prindërit.