Lajme
Koronavirusi: Si ka ndryshuar mënyra e udhëtimit
Masat e sigurisë të vendosura nga njëri vend në tjetrin ndryshojnë, duke filluar nga muzetë e deri te kompanitë e fluturimeve
Koronavirusi ka ndryshuar gjithçka, nga mënyra jonë e të jetuarit të përditshmërisë dhe marrëdhëniet me njerëzit deri te tronditja e zakoneve të përditshme.
Natyrisht, edhe turizmi dhe mënyra jonë e të udhëtuarit, nuk bëjnë përjashtim nga këto ndryshime të mëdha, për shkak të lockdoën dhe pamundësisë në fillim dhe vështirësive tani, për të udhëtuar nga një vend i botës në tjetrin.
Masat e sigurisë të vendosura nga njëri vend në tjetrin ndryshojnë, duke filluar nga muzetë e deri te kompanitë e fluturimeve. E, megjithatë, duke parë situatën aktuale, në disa aspekte, mënyra e të udhëtuarit është përmirësuar….
Udhëtimi virtual
Zbuluam dhe rizbuluam udhëtimin virtual, një mënyrë e re e eksplorimit të vendeve të mrekullueshme në planetin tonë, të ulur rehat nga divani i shtëpisë. Muze, galeri arti, rezidenca historike dhe mbretërore hapën dyert e tyre dhe na zbuluan mrekulli autentike, transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.
Plaga e turizmit masiv
Me përhapjen e koronavirusit dhe lockdown më pas, gjithë qytetet që kanë luftuar fenomenin e turizmit masiv rinisën të marrin frymë.
Turizmi i brendshëm
Për shkak të kufizimeve ende në fuqi, shumë njerëz u detyruan të bëjnë pushime brenda vendit, duke zbuluar vende afër dhe larg, deri në këto moment të lëna pas dore.
‘Staycation’
Ky është viti i staycation, ku njerëzit i kanë kaluar pushimet në qytetin ku jetojnë, ose pak kilometra larg tij, duke rizbuluar të njëjtat vende me një sy tjetër.
Prenotime elastike
Një ndër avantazhet prej të cilit mund të përfitojmë është elasticiteti në rezervime dhe anulime udhëtimesh. Në fakt, pandemia bëri të nevojshme përshtatjen, me më shumë elasticitet, të hoteleve, strukturave hoteliere dhe kompanive ndërkombëtare të fluturimeve, në rast të anulimit të udhëtimit.
Rritja e ofertave lokale
Në mungesë të turistëve të huaj, strukturat hoteliere dhe tour-operatorët rritën ofertat lokale ndaj qytetarëve duke propozuar itinerare dhe udhëtime brenda vendit me çmime më të lira.
Përmirësimi i sigurisë
Me pandeminë ‘ende nëpër këmbë’, masat e sigurisë në pikat e hyrjes në vend dhe në të gjitha vendet publike, i bëjnë qytetarët dhe udhëtarët të ndihen më të sigurt e të mbrojtur.
Pushimet janë më ‘smart’ (të zgjuara)
Nevoja për të pakësuar kontaktet ka mobilizuar shumë struktura hoteliere dhe jo vetëm për t’i bërë disa opsione udhëtimi më të aksesueshme dhe të shpejta. Prova për këtë janë check-in online, pagesat me bankomat apo përdorimi me komandë zanore në shërbime ushqimi apo të tjera.
Lëvizja është më e këndshme
Me kontrollet e shumta në hapësirat publike dhe hyrjet e kufizuara në ato të mbyllura, lëvizja është bërë më e këndshme falë dhe mbi të gjitha, mungesës së turmave në rrugë apo muze, për shembull.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














