“Kosova, aq e re dhe tashmë e korruptuar”
Të enjten më 2 dhjetor, në ora 20:10, Televizioni nacional zviceran romand (TSR) do të emetojë një emision shumë kritik ndaj situatës ekonomike dhe politike në Kosovë. Reportazhi i përgatitur nga “Temps présent”, magazinë televizive më e shikuar në Zvicrën romande titullohet: “Kosova, aq e re dhe tashmë e korruptuar“ (Kosovo, si jeune et déjà corrompu). Ky emision do të trajtojë temën e korrupsionit, por edhe të zhgënjimit të diasporës shqiptare në Zvicër.
Emisioni prezanton gjendjen në Kosovë si vijon : « [Kosova] Eshtë një shtet me një territor më të vogël se Zvicra romande, mirëpo i ujitur me ndihma ndërkombëtare, ose më shumë se 4 miliardë Euro për 10 vitet e fundit (…) 11 vjet pas përfundimit të luftës, edhe përkundër kësaj ndihme, Kosova është në fundosje sepse është e rrënuar deri në zemër nga korupsioni…».
Për informacione më të hollësishme mbi emisionin në fjalë, klikoni këtu.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës Dega e LDK-së në Austri ka organizuar mbrëmë një tubim me mërgatën në Amstetten të Austrisë,... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur Tre burra nga Maqedonia pësuan lëndime të lehta dhe të mesme. Një burrë nga Kosova, një... -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë?













