Lajme
Kosova bëhet gati për aplikimin e vizave
Ministri Hoxhaj ka takuar zyrtarët e Konsullatës në Stamboll duke kërkuar informacione rreth nivelit të përgatitjeve dhe kapaciteteve për të filluar procesin e dhënies së vizave të Kosovës
Gjatë kthimit nga Jemeni, ku i është bërë e njohur se ky shtet është në fazën finale të marrjes së vendimit për njohjen e Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vizituar Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Stamboll, për të inspektuar përgatitjet finale për fillimin e dhënies së vizave të Kosovës për qytetarët e 87 vendeve të botës.
Sipas një njoftimi lëshuar nga MPJ, ministri Hoxhaj ka takuar zyrtarët e Konsullatës duke kërkuar informacione rreth nivelit të përgatitjeve dhe kapaciteteve për të filluar procesin e dhënies së vizave të Kosovës për qytetarët e shteteve që këtë vit do të duhet të pajisen me vizë të Kosovës.
Hoxhaj ka theksuar rëndësinë që ka për Kosovën funksionimi sa më efikas i sistemi i pajisjes me viza të shtetasve të huaj, duke theksuar edhe rolin e rëndësishëm që ka ky regjim për proceset në Kosovë.
Ai ndër të tjera tha se ky proces është në kuadër të përmbushjes së standardeve të përcaktuara nga BE për lëvizje të lirë të qytetarëve drejt BE-së, ku një ndër kriteret e përcaktuara është edhe menaxhimi i kufijve dhe migracionit ilegal.
“Në bazë të standardeve të njohura ndërkombëtare të migracionit, vendosja e regjimit të vizave konsiderohet linja e parë e mbrojtjes kundër lëvizjes ndërkombëtare të personave të cilët mund të përfaqësojnë rrezik të sigurisë, ashtu sikurse edhe atë që ka të bëjë me trafikimin e njerëzve apo të dukurive negative”, tha Hoxhaj, gjatë bisedës me stafin e Konsullatës në Stamboll.
Ministria e Punëve të Jashtme ka hyrë në fazën më intensive të implementimit të vendimit për krijimin e qendrës së vizave, nëpërmjet së cilës do të bëhet implementimi i një regjimi efikas të vizave që është baza për trajtimin e të huajve në aspektin e vizitorëve, migracionit, studentëve, bashkimin familjar, refugjatëve dhe azilkërkuesve të listuar në vendimin e Qeverisë për të cilët është vendosur regjimi i vizave me Kosovën.
Këta qytetarë, sipas MPJ-së, do të kenë mundësi të aplikojnë në një nga misionet diplomatike/konsullore në njëzetenjë (21) kryeqytete dhe 26 qytete të tjera të botës.
“MPJ me përkrahjen e fuqishme edhe të Qeverisë Norvegjeze dhe Ambasadës së Mbretërisë Norvegjeze në Prishtinë kanë angazhuar edhe një organizatë e cila në bashkëpunim me përfaqësuesit e MPJ-së do të menaxhojë dhe kryejë të gjitha përgatitjet e nevojshme për implementimin teknik të sistemit të Qendrës së Vizave”, deklaron MPJ nëpërmjet një kumtese për media.
Po ashtu MPJ e ka përzgjedhur ekzekutorin teknik i cili do të funksionalizojë sistemin e aplikimit për vizë nëpër misionet diplomatike të Kosovës, fillimisht në Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll, si pilot projekt e më pas edhe në të gjitha përfaqësitë diplomatike e konsullore të Kosovës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













