Kosova
Kosova dhe Shqipëria dakordohen për luftimin e korrupsionit
Sot, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Kreu i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë (SPAK), Arben Kraja, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, terrorizmit dhe veprave tjera penale, përcjell albinfo.ch.
Vlen të cekët se Lumezi u shpreh se luftimi i korrupsioni nuk mposhtet vetëm nga puna që bëhet nga institucionet vendëse, por me përkrahje edhe të shteteve të tjera, në këtë rast, të Shqipërisë.
“Ky memorandum përfshin disa apekte dhe sidomos nga disa dukuri që e dëmtojnë sigurinë e vendit, por edhe të rajonit”“… këto dukuri nuk mund të luftohen nga një shtet i vetëm, ne kemi pasur bashkëpunim të mirë edhe më herët me Shqipërinë, duke bërë një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar, dhe duke premtuar në luftimin e shumë dukurive tjera”, tha Lumezi.
Nga ana tjeter, krey i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë, Arben Kraja, pas nënshkrimit të këtij memorandumi tha se do të vazhdojnë të punojnë bashkë me institucionet e Kosovës në luftimin e dukurive negative, raporton EO.
“Në jemi të aranzhuar në luftimin e korrupsionit dhe dukurive të tjera, dhe e kam të domosdoshme bashkëpunimin me shtetin e Kosovës… kjo nuk është hera e parë që kemi një bashkëpunim të tillë, duke falënderuar kolegët për këtë bashkëpunim, pasi prokuroria jonë e posaçme është e re dhe e kishim të nevojshme këtë bashkëpunim”, tha Kraja.
E-Diaspora
-
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit Regjistrimi i votuesve jashtë vendit mbyllet në mesnatë: Deri tani mbi 64 mijë aplikime... -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e birrës në Zvicër Birra bëhet më e shtrenjtë në Zvicër... -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve













