Kosova
Kosova dhe Shqipëria kthejnë nga Siria edhe 13 persona
Riatdhesohen nga Siria dhjetëra shtetas të Kosovës e Shqipërisë
Kosova dhe Shqipëria kanë realizuar një aksion të suksesshëm së bashku, duke kthyer nga Siria edhe 13 persona, përcjell albinfo.ch.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.
“Janë kthyer në atdhe 13 shtetas të tjerë shqiptarë nga kampet e ferrit në Siri këtë mëngjes nga Prishtina. Janë 4 gra dhe 9 fëmijë që rikthehen në gjirin e familjes, duke e çuar në 43 numrin e bashkatdhetarëve tanë që shpëtuam që kur e nisëm këtë përpjekje të përbashkët”, thuhet në postimin e Ramës.
Të kthyerit kanë arritur përmes Aeroportit të Prishtinës teksa aty kishin dalë për t’i pritur edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij shqiptar, Bledar Çuçi.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












