Lajme
Kosova dhe Shqipëria, me Komision Ndërshtetëror për marrëveshjet
Kosova dhe Shqipëria janë dakorduar që të formojnë një Komision Ndërshtetëror që do të përbëhet nga ministra dhe deputetë nga të dy qeveritë për zbatimin dhe krijimin e marrëveshjeve të reja.
Kështu u tha pas takimit mes dy kryeministrave shqiptarë sot në Tiranë, Albin Kurti dhe Edi Rama, njofton Klan Kosova.
Kurti tha se përmes kësaj synojnë të shtojnë bashkëpunimin që asnjëherë s’e kanë pasur Kosova dhe Shqipëria.
“U dakorduam që të formojmë një Komision Ndërshtetëror i përbërë nga ministra dhe deputetë. Ato 77 marrëveshje që janë nënshkruar deri tani të zbatohen dhe të shtohen. Duhet shtuar bashkërendimin, duke e thelluar dhe zgjeruar atë”.
“Duhet të ecim bashkë, shpejt dhe fuqishëm. Duam që të bashkëpunojmë në aspektin ekonomik, të prodhimtarisë, arsimit, të sigurisë dhe të politikës së jashtme. Këto janë fushat që i kemi preokupimet e njëjta”.
“Komisioni Ndërshtetëror do të trajtojë edhe zbatueshmërinë e plotë të marrëveshjeve edhe shtimin e tyre. Prej kontrolleve dhe verifikimet e dyfishta që i kanë dy shtetet tona e deri te fakti që në Kosovë për të pasë leje pune duhet të kesh leje qëndrimi dhe anasjelltas – këto përbëjnë një vistër anomalish që ne do t’i trajtojmë dhe do t’i eliminojmë në mënyrë që dy vendet tona të jenë sa më afër njëra-tjetrës dhe të jenë të integruara për hir të qytetarëve, të cilët e kanë nevojë se lëre më të drejtë një bashkëpunim dhe afërim të tillë”.
Ndërkaq, Rama tha se mbledhja e ardhshme e dy qeverive do të jetë në Shkodër dhe se kjo duhet të jetë produktive për shkak të kohës së gjatë që ka kaluar.
“Kemi rënë dakord që të fillojmë menjëherë përgatitjet për mbledhjen e dy qeverive, e cila do të mbahet në Shkodër, sepse e fundit ishte në Pejë dhe aty u dakorduam për Shkodrën. Një vakum mes dy mbledhjeve na imponon që të bëjmë një mbledhje sa më produktive dhe jo vetëm kaq, por në të gjitha hapësirat mes dy mbledhjeve të qeverive do të vendosim në funksion një Komision Ndërshtetëror të përbërë nga ministra dhe përfaqësues të Komisioneve Parlamentare për të ndjekur ecurinë e marrëveshjeve, për të identifikuar problematikat në zbatimin e tyre dhe për t’i adresuar mbledhjes së të dy qeverive në funksion qoftë të arritjeve, qoftë të nevojës për vendimmarrje të tjera”, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane Sipas Stefan Meierhans, "dallimet midis kantoneve janë shumë të mëdha". Ato variojnë nga 630 franga në... -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme










