Lajme
Kosova dhe Xhibuti vendosin marrëdhënie diplomatike
Dy ambasadorët, Kullashi e Farah, rikonfirmuan përkushtimin e dy shteteve për promovimin dhe mbështetjen e parimeve universale si dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe paqes botërore
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi dhe ambasadori i Republikës së Xhibutit në Francë, Rachad Farah, kanë nënshkruar protokollin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike bilaterale, njofton Ministra kosovare e Punëve të Jashtme.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Paris, të dy ambasadorët vlerësuan lartë nënshkrimin e protokollit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme.
Sipas MPJ-së, ambasadorët Kullashi e Farah rikonfirmuan përkushtimin e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Xhibutit për promovimin dhe mbështetjen e parimeve universale si dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe paqes botërore.
Sipas të njëjtit njoftim, në ceremoni ishin të pranishëm Lulzim Hiseni, ministër këshilltar dhe Kadri Dakaj, konsull i Ambasadës së Kosovës, si dhe Mourad Houssein Mouti, këshilltar i parë dhe Fathia Moumin Bahdon, këshilltare e Ambasadës së Xhibutit, e bashkëpunëtorë të tjerë.
“Pas ceremonisë së vendosjes se marrëdhënieve diplomatike, ambasadorët Kullashi e Farah diskutuan ndërmarrjen e hapave konkret të mëtejmë, për të thelluar bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













