Kosova
Kosova diskuton me Izraelin për të siguruar vaksinën anti-Covid
Është bërë e ditur se pas njohjes nga Izraeli dhe hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, shteti izraelit ka vendosur të thellojë bashkëpunimin me Kosovën, kësaj radhe në fushën e shëndetësisë, përcjell albinfo.ch.
Në një njoftim të dërguar nga MPJD, thuhet se sot ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe homologu i tij nga Izraeli, Yuli Edelstein, do të flasin rreth sigurimit të vaksinave antiCOVID për qytetarët e Kosovës.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka organizuar një takim virtual mes ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj dhe ministrit të Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein. Ky takim është organizuar për të diskutuar rreth ndihmës së Izraelit në sigurimin e vaksinave anti-Covid19 për popullin e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Përmes njotimit, thuhet se Izraeli ka shprehur gatishmërinë që të shterojë të gjitha mundësitë për ta ndihmuar Kosovën në sigurimin e dozave të nevojshme. Takimi do të mbahet sot, e mërkurë (17 mars), në orën 16:00.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën