Lajme
Kosova emëron konsullin e nderit në Japoni
Isao Iijima është emëruar Konsull Nderi në Japoni. Ai është një personalitet i shquar i jetës publike dhe akademike në Japoni dhe një mik i madh i Kosovës
Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka emëruar të shtunën, Isao Iijima, në postin e Konsullit të Përgjithshëm Nderit të Republikës së Kosovës në Tokio të Japonisë. Isao Iijima është një personalitet i shquar i jetës publike dhe akademike në Japoni dhe një mik i madh i Kosovës dhe popullit të saj.
Vendimi i Ministrit Hoxhaj, siç thuhet në një komunikatë për media, është mirëpritur dhe pranuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë.
“Emërimi i z. Iijima në pozitën e Konsullit të Përgjithshëm të Nderit të Kosovës në Tokio, është hap i rëndësishëm në kuadër të orientimeve strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, për të shtuar prezencën e gjithanshme në sa më shumë vende të botës, me qëllim të fuqizimit të vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe dinamizimit të diplomacisë kosovare”, thuhet në
deklaratën e MPJ-së.
Emërimi i z. Iijima, sipas MPJ-së, është po ashtu hap i rëndësishëm në forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit e të shkëmbimeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë, si një ndër partnerët kryesor strategjik të Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse












