Lajme
Kosova figuron si shtet i pavarur edhe në 697 banka gjermane
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka dhënë një lajm që lidhet me njohjen e shtetësisë së Kosovës në sistemin bankar gjerman. Ai ma njoftuar se pas Deutsche Bundesbank dhe Commerzbank, edhe në 697 banka tjera gjermane, të cilat janë pjesë e Volksbanken Raiffeisenbanken, Republika e Kosovës do të figurojë si shtet i pavarur në platformat e tyre.
“Falë reagimit tuaj vigjilent dhe angazhimit tonë diplomatik, tani e tutje edhe ky gabim nuk do të ekzistojë më në platformat e Volksbanken Raiffeisenbanken, tek të cilat shteti ynë ose është lidhur gabimisht me Serbinë ose nuk ka ekzistuar fare në mesin e shteteve tjera, siç mund të vërehet edhe nga dëshmitë përkatëse”, ka shkruar Ajeti në ‘Facebook’.
Procesi i përditësimit të të gjitha sistemeve bankare të këtyre institucioneve të Volksbanken Raiffeisenbanken, ku Republika e Kosovës do të shfaqet si shtet i pavarur, sipas ambasadoeit Ajeti do të zgjatë disa muaj dhe deri në prill të vitit 2025 do të përfundojë në tërësi.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












