Lajme
Kosova, gati për të nisur MSA-në
Prishtina zyrtare pret që bisedimet për MSA të fillojnë në vjeshtën e këtij viti, ndërsa të përmbyllen deri në pranverë të vitit të ardhshëm. Kryeministri Thaçi kërkon angazhim maksimal
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës u shprehen të gatshëm për të filluar negociatat me Bashkimin Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim Asoccimi (MSA). Madje ato u shprehen optimist që këtë proces ta fillojnë në vjeshtë dhe ta përfundojnë suksesshëm në pranverën e vitit të ardhshëm.
Këto vlerësime optimiste dolën të hënën, në takimin e parë të Ekipit Negociator për MSA-në, ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe pothuajse të gjithë ministrat e qeverisë së tij.
Thaçi ka kërkuar mobilizim të të gjithë kuadrit qeveritar për përmbushjen e obligimeve që e presin vendin para nisjes së negociatave formale me Bashkimin Evropian për MSA. Ai tha se për gjashtë muajt e ardhshëm, Qeveria i ka dy objektiva, MSA-në dhe Liberalizimin e vizave.
“Sidoqoftë, derisa të sigurojmë liberalizimin e vizave, ne duhet të mobilizohemi dhe të punojmë edhe më shumë, dhe veprimet tona duhet të intensifikohen në maksimum”, deklaroi Thaçi.
Kryeministri kosovar tha se përveç angazhimit maksimal të qeverisë, kërkoi angazhim më të shtuar dhe nga agjencitë për zbatimin e ligjit, si Policia e Kosovës, Këshilli Prokurorial, Këshilli Gjyqësor, Doganat, Administrata Tatimore, Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, Agjencia Kundër Korrupsionit, dhe mekanizma të tjerë.
“Përpos që duhet të intensifikojnë punën e tyre, këto agjenci duhet të ndërmarrin veprime të përbashkëta dhe mirë të koordinuara, duhet të ngrenë bashkëpunimin e ndërsjellë në nivelin më të lartë, dhe të shkëmbejnë informata dhe statistika për rezultate konkrete”, nënvizoi Thaçi.
Ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku tha se qëllimi i Marrëveshjes Stabilizim Asociimi është ofrimi i kornizës politike dhe ligjore që do të rregullon procesin e përafrimit dhe anëtarsimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Marrëveshja, siç tha ajo, do të jetë bazë ligjore për të gjitha hapat e radhës të Kosovës në kuadër të procesit të integrimit Evropian.
“Marrëveshja do të këtë status ligjor të marrëveshjes ndërkombëtarë, dhe do të jetë një dokument mjaft kompleks, duke u nisur nga përvoja rajonale marrëveshjet e tilla kanë pasur një volum prej 500 deri 800 faqe dhe janë të organizuara në 10 tituj, 7 anekse dhe 7 protokolle”, tha ajo.
Shefi i Ekipit negociator për MSA-në është Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ndërsa pjesëmarrës janë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme;
Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë; Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; Ministrisë së Financave; Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrisë së Drejtësisë.
“Presim që negociatat për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi të fillojnë në vjeshtë të këtij viti, ndërsa synojmë që negocitat të përmbyllen deri në pranverë të vitit të ardhshëm”, deklaroi Çitaku në fund të takimit.
Sipas saj, Marrëveshja do të negociohet në disa raunde, duke filluar me pjesën e tregtisë.
“Vlerësojmë që do të këtë 4 apo 5 takime zyrtare në nivel të delegacioneve të ministrave dhe një numër takimesh teknike. Shumica e takimeve do të mbahen në Bruksel”, deklaroi ajo.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit Vala e të nxehtit dhe thatësira e vazhdueshme po rrisin rrezikun e zjarreve, ndërsa gjithnjë e... -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë












