Kosova
Kosova gjatë 2024-ës shpenzoi mbi 125 milionë euro në cigare
Referuar të dhënave nga Dogana e Kosovës, viti 2024 ka sjellë një rritje të konsiderueshme në vlerën e importit të duhanit, një produkt që po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një artikull luksi, përcjell albinfo.ch.
Vlera e përgjithshme e importit të duhanit në Kosovë ka arritur në 125 milionë e 244 mijë e 175 euro, duke qenë kështu mbi 6 milionë euro më shumë se në vitin 2023, kur shifra përkatëse ishte 119 milionë e 170 mijë e 767 euro.
Në aspektin e sasisë, Kosova ka importuar gjithsej rreth 4 mijë e 150 tonë duhan gjatë vitit 2024, ndërsa në vitin 2023 kjo sasi ishte pak më e lartë, me 4 mijë e 187 ton.
Megjithatë, rritja në vlerën e importit tregon një prirje të qartë drejt rritjes së çmimeve të këtij produkti.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi i duhanit ka rritur me 1.4 për qind në muajin dhjetor 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Kjo rritje në import dhe konsum të duhanit ndodh përkundër efekteve negative shëndetësore që ky produkt sjell.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shifrat e vdekjeve të shkaktuara nga përdorimi i duhanit në botë janë shumë të larta.
Megjithatë, qytetarët e Kosovës vazhdojnë ta përdorin duhanin, duke plotësuar kështu një “qef” personal, pavarësisht nga pasojat e rrezikshme për shëndetin.
Kjo situatë nuk është vetëm një çështje shëndetësore, por edhe ekonomike.
Në një vend ku ekonomia është ende në zhvillim dhe lufton me sfidat e varfërisë, shpenzimet e mëdha për duhan nxjerrin në pah një paradoks të rëndësishëm: si mund të përdoren burimet e kufizuara financiare për një produkt që sjell vetëm dëme?
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej Studimi tregon se kompanitë po hasin vështirësi në kalimin nga projektet pilot te përdorimi i gjerë... -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër











