CH-Ballkani
Kosova i kërkon Zvicrës ekstradimin e biznemenit të akuzuar për nxitje vrasjeje
Autoritetet kosovare kanë bërë në qershor në drejtim të Zvicrës një kërkesë për ekstradim në Kosovë të biznesmenit. Ai është arrestuar nga fundi i qershorit në vilën e tij në Hergiswil dhe po mbahet në burgun për hetime
Ai është nga Kosova, jeton prej 27 vitesh në Zvicër, ka një kompani të madhe të patundshmërive dhe konsiderohet si njëri ndër më të fuqishmit sa i përket degës së tij, në gjithë Zvicrën qendrore. Por, ndaj kosovarit, baba i pesë fëmijëve në Kosovë është ngritur një padi për veprën penale nxitje për vrasje, thotë për luzerner Zeitung zëdhënësja e Departamentit Federal për Drejtësi dhe Polici (EJPD), Ingrid Ryser.
Mbështetur në këtë padi, autoritetet kosovare kanë bërë në qershor të këtij viti në drejtim të Zvicrës një kërkesë për ekstradim në Kosovë të biznesmenit të përmendur, transmeton albinfo.ch. Por, me rastin e marrjes në pyetje nga Prokuroria Publike e kantonit Nidwalden, ai ka kundërshtuar kthimin. Nisur nga ky kundërshtim, ai është arrestuar nga fundi i qershorit në vilën e tij në Hergiswil dhe prej atëherë po mbahet në burgun për hetime. Procedura e kërkon që afaristi kosovar këtu të shprehet me shkrim lidhur me kërkesën për ekstradim.
“Mbështetur në këtë fakt dhe në kërkesën e bërë nga autoritetet kosovare, EJPD duhet të marrë një vendim”, thotë zëdhënësja. Vendimi i pritshëm pastaj mund të atakohet në Gjykatën Federale Penale. Dhe deri sa ajo të marrë një vendim, për kosovarin vlen prezumimi i pafajësisë, transmeton albinfo.ch. “Por, në procedurën për ekstradim, mbajtja në burg është rregull të cilës duhet përmbajtur për të përmbushur obligimet që rrjedhin nga marrëveshja ndërshtetërore me Kosovën”, thotë më tutje Ryser.
Rasti është i veçantë jo vetëm për shkakun e akuzës për vepër të rëndë penale që peshon mbi personin, nxitje për vrasje, por edhe për faktin se bëhet fjalë për një njeri me peshë në tregun e patundshmërive në Zvicrën Qendrore. Ndërmarrja e tij ka mundur edhe konkurrentë të fuqishëm me rastin e blerjes së objekteve, duke ofruar shuma më të mëdha. Por nuk dihet konkretisht se sa objekte zotëron aktualisht i përmenduri.
Ajo që dihet, është se ai së bashku me të shoqen nuk ka qenë gjithmonë korrekt në udhëheqjen e biznesit. Në shkurt të vitit 2015 të dy qenë dënuar nga Gjykata e Qarkut në Aarau për mashtrim të shumëfishtë. Buri qe dënuar me burg 13 muaj me kusht dhe gjobë prej 8000 frangash.
Së fundi ai ka blerë një numër pronash në kantonin e Lucernit, në Stans, Hergiswil dhe i ka rinovuar ato. Duket se as në këto raste ai nuk u është përmbajtu kritereve kështu që Këshilli Komunal ishte detyruar të ndalonte ndërtimin.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













