Kosova
Kosova ka hyrë në një fazë të re të shpërthimit të Covid-19
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë se Kosova ditëve të fundit ka hyrë në një fazë të re të shpërthimit të pandemisë COVID 19 dhe tash është një fluks i madh i të infektuarve.
“Sot kemi 678 pacientë të shtrirë në të gjitha institucionet shëndetësore të Kosovës, e që është numër më i madh për 150 pacientë më shumë brenda 10 ditësh”, ka thënë Krasniqi për RTK, përcjell Albinfo.ch.
Krasniqi ka thënë se tash Kosova është në një fazë të re të të infektuarve dhe të të shtruarve në institucionet shëndetësore.
“Po bëjmë maksimumin të ofrojmë shërbime mjekësore, që asnjë pacient të mos mbetet i patrajtuar”, tha Krasniqi tutje.
Drejtori i SHKUSK-së ka folur edhe për fillimin e pandemisë në Kosovë, pikërisht një vit më parë.
Ai tha se në fillim kishte frikë dhe panik të madh, pasi që nuk kishte edhe shumë informacione.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku














