Futboll
Kosova, me trajner të ri në fillim të vitit 2022
Përfaqësuesja e Futbollit e Kosovës pritet të ketë një trajner të ri në fillim të vitit të ardhshëm.
Ky objektiv është vënë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Në njoftimin e gjatë të Federatës, ku flitej për të gjitha pikat e diskutuara në mbledhje, shkruhej se:
“KE diskutoi dhe trajtoi një varg emrash mjaft të mirë për postin e përzgjedhësit të ekipit përfaqësues A, pas shkëputjes së bashkëpunimit me përzgjedhësin Challandes. Në këtë drejtim KE me kujdes të veçantë do të shqyrtojë dhe do të analizojë çdo kandidaturë të mundshme, në mënyrë që në fillim të vitit të ri FFK-ja ta ketë njeriun e duhur që do ta drejtojë ekipin A”.
Kujtojmë që Bernard Challandes u shkarkua nga detyra më 13 tetor, për shkak të rezultateve të dobëta. Në dy ndeshjet e fundit të “dardanëve” në eliminatoret e Botërorit kundër Gjeorgjisë (1-2) dhe Greqisë (1-1) në stol përkohësisht ishte slloveni Primozh Gliha, por shumë shpejt Kosova do të ketë një emër të ri si trajner.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












