Kosova
Me zgjedhjen e presidentes, Kosova evitoi zgjedhjet
Në një deklartë të fundit, kreu i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka thënë se me zgjedhjen e presidentes dhe evitimin e zgjedhjeve, Kosova ka shpëtuar 20 milionë euro, transmeton albinfo.ch.
Shahini tha se pas këtij hapi për formimin e institucioneve, bizneset dhe qytetarët e Kosovës presin vendime të shpejta për të dalë nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia, që në mungesë të institucioneve do të thellohej edhe më shumë.
“Kosova u shpëtoi zgjedhjeve, i kurseu rreth 20 milion €. AKB vlerëson votimet e brendshme si shpëtim nga zgjedhjet e jashtëzakonshme e humbjes së kohës dhe e shpenzimeve më shumë se 20 milionë euro, prandaj vendimet individuale të deputetëve të Parlamentit si autonome nga partia, por si të fituar nga votuesit të atij subjekti politik ishin përcaktues të zgjedhjes së Ppresidentit të vendit”, ka shkruar ai.
“Bizneset dhe qytetarët e Kosovës presin vendime të shpejta për të dalë nga kriza ekonomike pandemike e politike që në munges të institucioneve do thelloheshin edhe më shumë”.
“AKB e uron Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, që mbi interesin politik e individual të ketë atë shtetëror e qytetar, pa dallim përcaktimi fetar, politik e nacional”, thuhet në shkrimin e Shahinit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës” Polici po flinte pas një turni të hershëm të punës. Ai ka dëgjuar zhurma trokitjesh dhe...
-
Elina Duni merr Çmimin Zviceran të Xhazit 2025
-
Tri kosovare marrin mirënjohje për reagimin e guximshëm pas sulmit me thikë në Siegen
-
Arrestohet 20 vjeçari shqiptar në Britani, po kultivonte 519 rrënjë kanabis
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës” Polici po flinte pas një turni të hershëm të punës. Ai ka dëgjuar zhurma trokitjesh dhe...
-
Elina Duni merr Çmimin Zviceran të Xhazit 2025
-
Zvicra ekstradon në Gjermani një 19-vjeçar që po planifikonte të kryente sulm terrorist
-
A mund të goditet edhe Zvicra nga një ndërprerje masive e energjisë?
-
Pasaporta zvicerane është ‘dokumenti më i bukur i identitetit në botë’