E-Diaspora
Kosova nderon yllin e hendbollit shqiptar në diasporë
Përveç Kosovës, Albana ka qenë pjesë e pandashme e të gjitha të përfaqësueseve të Suedisë që nga grupmoshat U15 e deri më tani U20
Kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini priti hendbollisten e Kombëtares së Suedisë për grupmoshën U-20 Albana Arifi për ta nderuar për sukseset e saj në hendbollin botëror, por edhe të bisedohet për rrjedhat aktuale të këtij sporti në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Komisioni për shpalljen e sportitstit të vitit 2015 i FHK-së hendbollisten tashmë të shquar Albana Arifi e ka zgjedhur hendbollisten e vitit e cila zhvillon aktivitetin në diasporë, por e cila ne pamundësi te jetë prezente në ceremoni në muajin janar të martën mori mirënjohjen nga presidenti Eugen Saraçini, i cili shpreson që një ditë ajo të mbrojë ngjyrat e Kosovës.
Albana në vitin 2011 në Gabrovo te Bullgarisë ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovë për grupmoshën U15, duke qenë golashënuesja e parë.
Përzgjedhësi i Kombëtares suedeze për grupmoshën U20 për femra, Ola Mansson, ka bërë publike listën e emrave të cilat do ta prezantojnë Suedinë në Kampionatin Botëror, i cili mbahet nga data 3 korrik, në Moskë.
Në listën e përfaqësueseve suedeze, ashtu siç edhe është pritur gjendet edhe Albana. Ajo qysh para dy javësh ka marrë konfirmimin nga se do të jetë pjesë e Kombëtares suedeze.
Suedia shkon në këtë Kampionat me qëllim që të arrijë të stoliset me ndonjë medalje, pasi që suedezet llogariten të jenë ndër favoritet kryesore së bashku me Rusinë, Danimarkën, Rumaninë dhe Norvegjinë.
Përveç Kosovës, Albana ka qenë pjesë e pandashme e të gjitha të përfaqësueseve të Suedisë që nga grupmoshat U15 e deri më tani U20.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












