Sport
Kosova, në agjendën e FIFA-s
Nëse Kosova pranohet atëherë do të ketë të drejt të marrë pjesë edhe në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”
Kosova, gjithnjë e më afër që të pranohet në FIFA. Këshilli i FIFA-së ka kërkuar që në agjendën e Kongresit të 66-të, të futet edhe kërkesa për pranim e Kosovës dhe Gjibraltarit, shkruan albinfo.ch.
Kosova më 3 maj u pranua në UEFA dhe nëse pranohet në FIFA, atëherë do të ketë të drejtën të marrë pjesë për herë të parë në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, derisa skuadrat kosovare do të kenë të drejt të luajnë në garat evropiane.
Edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri është shprehur optimist se pranimi në FIFA do të ndodhë dhe nuk do të kenë probleme. Kosova me 28 vota u pranua në UEFA. Kongresi i FIFA-s është më 12-13 maj në Meksikë.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s Zvicra është bashkuar me një partneritet të NATO-s për prokurimin e përbashkët të municioneve. Qëllimi i... -
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet -
Bien me 16% kërkesat për azil në Zvicër gjatë gjysmës së parë të vitit -
Nga sot bien temperaturat në Zvicër, vapës i vjen fundi -
Studim: Frangu i fortë u sjell kursime të mëdha zviceranëve që blejnë në vendet fqinje














