Lajme
Kosova nuk do të ndëshkohet për shkak të fqinjëve
Ministri i jashtëm gjerman, Westerwelle tha se nuk do të lejohet që një shtet që i ka bërë si duhet detyrat e shtëpisë të dënohet, për shkak të hezitimit të të tjerëve
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle i ka premtuar homologut kosovar, Enver Hoxhaj se Kosova nuk do të ndëshkohet nga Bashkimi Evropian për shkak të Serbisë. Ai ka thënë se “nuk mund të lejohet që një shtet që i ka bërë si duhet detyrat e shtëpisë të dënohet, për shkak të hezitimit të të tjerëve”.
Këto komente shefi i diplomacisë gjermane Westerwelle i ka bërër pas një takimi që ka zhvilluar në Berlin me ministrin kosovar të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Ky i fundit po qëndron për një vizitë zyrtare në Gjermani.
“Ne përkrahim një politikë afruese të BE-së, e cila e vlerëson çdo shtet veç e veç, të cilat përmbushin kriteret. Nëse janë të gatshëm për dialog, nëse janë të gatshëm të modernizojnë ekonominë, që të forcojnë strukturat demokratike dhe që të jenë të gatshëm që të ketë sundim të ligjit”, tha Westerwelle, njofto MPJ e Kosovës.
Ndërsa lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ai tha se deri tash nuk ka pasur rezultate të prekshme.
“Me keqardhje konstatoj se deri më tani nuk ka rezultate të prekshme. Gjermania dëshiron që të ketë më në fund një përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Është me rëndësi për të dy shtetet, në veçanti për njerëzit në Kosovë dhe Serbi”, tha Westerwelle.
Dy homologët janë dakorduar se pavarësisht epilogut të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kosova do të ketë perspektivë të qartë evropiane.
Hoxhaj, ndërkaq ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë që perspektiva evropiane të mos ndërlidhet me epilogun e dialogut. “Republika e Kosovës ka pas një qasje shumë serioze dhe konstruktive në këtë dialog. Andaj, pavarësisht epilogut të tij, Bashkimi Evropian duhet të fillojë dialogun për MSA-në me Republikën e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.
Sa i përket hapave integrues, Hoxhaj tha se Kosova ka vetëm një aspiratë nacionale, integrimin evropian.
“Ne nuk do të eksportojmë Kosovën në Bruksel, por do të ndërtojmë një Kosovë evropiane brenda Kosovës”, tha Hoxhaj, duke bërë të ditur se tashmë janë përmbushur të gjitha kriteret.
Ndërsa, ministri Westerwelle tha se sa i përket MSA-së (Marrëveshja për Stabilizim Asociim) për Kosovën, Gjermania angazhohet fuqishëm që të ketë trajtim fer, duke u bazuar në kriteret evropiane.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka ofruar mbështetjen e Gjermanisë edhe në rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën, duke theksuar se janë në kontakte edhe me një pakicë brenda BE-së që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Lidhur me përkrahjen ekonomike për Kosovën, Westerwelle tha se Gjermania është partneri më i rëndësishëm i Kosovës brenda BE-së, duke bërë të ditur se Gjermania për vitin 2013 ka përgatitur mbi 28 milionë euro për politikat zhvillimore në Kosovë, ndërtimin e infrastrukturës, institucioneve dhe arsimit.
Ministri i Jashtëm gjerman po ashtu theksoi interesimin e ndërmarrjeve gjermane për investime në Kosovë.
“Ekonomia gjermane çdo ditë e më shumë e ka besimin e Kosovës dhe po investon në Kosovë. Planifikimi i investimit të “Axos”, tregon që Kosova po bëhet atraktive si vend për investime gjermane. Në këtë drejtim dëshirojmë të shkojmë”, tha Westerwelle, raporton MPJ.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













