Kosova
Kosova nuk është në rend të ditës për liberalizimin e vizave
Kështu ka thënë ministri i Punëve të Jashtme i Belgjikës, Didier Reynders, duke iu përgjigjur interesimit të deputetes belge Gwenaëlle Grovonius
Nuk është në rend dite asnjë votim rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Kështu ka thënë ministri i Punëve të Jashtme i Belgjikës, Didier Reynders, duke iu përgjigjur interesimit të deputetes belge Gwenawlle Grovonius se kur mund të ndodhë votimi për liberalizimin e vizave për kosovarët, transmeton Koha.net.
Përgjigjja e Reyndersit ka qenë ajo që tashmë që e dinë të gjithë qytetarët e Kosovës, por që nuk po duan ta pranojnë disa nga zyrtarët e saj, të cilët ende po shohin ëndrra se liberalizimi i vizave do të ndodhë sivjet.
Kështu Reynders me përgjigjen e vet i ka këputur dilemat ose shpresat për këtë: “Aktualisht nuk është në rend dite asnjë votim në nivel të Këshillit, pasi që asnjë shumicë e kualifikuar vendesh ende nuk e ka sqaruar tërësisht këtë çështje. Gjasat që ky votim të ndodhë para vitit 2019 janë shumë të vogla”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Reynders ka folur edhe për qëndrimin e Belgjikës lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Belgjika tashmë në forume të ndryshme e ka mbështetur politikisht liberalizimin e vizave për Kosovën pasi, nga njëra anë, fjala është për shtetin e fundit të Ballkanit pa të drejtë lëvizjeje të lirë, e nga ana tjetër liberalizimi është objektiv i rëndësishëm për këtë vend e popullin e tij, por duke mos harruar se ky objektiv është po ashtu edhe pjesë e kuadrit të përgjithshëm të politikës evropiane në Ballkan. Kjo me kushtin që të përmbushen kriteret e përcaktuara me udhërrëfyesin”, ka përfunduar ai përgjigjen Reynders, transmeton Koha.net.
Në pyetjen e vet deputetja Grovonius ka përkujtuar se Kosova ka miratuar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi si njërin nga kushtet kryesore të BE-së për liberalizmin vizash.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti












