Kosova
Kosova nuk njeh pasaportat serbe
Hyrja dhe dalja nga shteti i Serbisë në Kosovë dhe anasjelltas realizohet vetëm me letërnjoftim, kanë thënë zyrtarë të Qeverisë në largim pas paraqitjes së shqetësimeve të disa qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë, se policia kufitare nuk po lejon qarkullimin me pasaportat serbe.
Sipas tyre, kjo është e bazuar në marrëveshjet e arritura në Bruksel për lëvizje të lirë të arritur në mes Prishtinës dhe Beogradit në korrik të vitit 2011.
Ministri në dorëheqje i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë konfirmon që gjatë qarkullimit mund të përdoret vetëm letërnjoftimi, por që nuk mohon faktin se ka pasur tentime që të kalohet edhe më pasaporte serbe, që lëshohen nga Drejtoria Koordinuese në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.
“Në këto raste, Drejtoria e Kufirit ka intervenuar, sepse sipas të dhënave, udhëtimi ka ndodhur me pasaportë. Pasaporta nuk njihet si dokument për udhëtim mes këtyre dy shteteve sipas marrëveshjes se Brukselit”, ka thënë Mustafa.
Në marrëveshjen për lëvizje të lirë thuhet se “qytetarët (me vendbanime të përhershme) të të dyja palëve duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm brenda ose përmes territorit të njëra-tjetrës dhe në pikat kufitare të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim”.
Ish-ministrja për dialog e Kosovës, Edita Tahiri, thotë se pasaportat e qytetarëve serbë të lëshuara nga strukturat paralele, janë jovalide. Kurse sa i përket qarkullimit, ajo thotë se në Kosovë zbatohet marrëveshje për lëvizje të lirë, e që mundësohet vetëm me anë të letërnjoftimit dhe jo pasaportës.
“Kur qytetarët e Kosovës udhëtojnë nëpër aeroportet e Serbisë për vendet e treta, njihet pasaporta dhe kur të braktisin Serbinë, si vend transit, në dalje verifikohet pasaporta e tyre. Edhe sa i përket qytetarëve të Serbisë është e njëjtë, me leje të njoftimit mund të hyjnë në Kosovë. Nëse përdorin Aeroportin e Prishtinës për të shkuar diku, duhet të kenë pasaportën, kurse këto pasaportat ilegale të lëshuara nga mekanizimi paralel (Drejtoria Koordinuese në MPB e Serbisë) ato nuk vlejnë, janë ilegale dhe nuk pranohen”, tha Tahiri, raporton KTV, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













