Kosova
Kosova nuk planifikon të ul akcizën dhe TVSH-në për naftën
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se qeveria po ndjek me kujdes rritjen e çmimeve të derivateve, por heqja e TVSH-së dhe akcizës nuk përbëjnë zgjidhje të mundshme.
Në një prononcim për media, ajo u përgjigj ndaj kërkesave të AAK-së për lirimin nga TVSH-ja dhe heqjen e akcizës për naftën, duke theksuar se fokusi kryesor mbetet parandalimi i abuzimeve me çmimet nga operatorët ekonomikë.
Sipas ministres, ndryshimi i akcizës kërkon miratim të Kuvendit, ndërsa lirimi nga TVSH-ja nuk shihet si një alternativë e efektshme për qytetarët. “TVSH-ja nuk ka qenë asnjëherë opsion sepse është e vështirë të monitorohet. Madje mund të ndodhë që hiqet TVSH-ja, por çmimi mbetet i njëjtë, pasi operatorët ekonomikë nuk e ulin atë,” tha Kusari-Lila.
Ajo shtoi se çdo ndryshim i akcizës ndikon direkt në të hyrat e buxhetit dhe, në situatën aktuale, kjo nuk është e mundur. Prioritet mbetet monitorimi i marzhës së fitimit për të siguruar që çmimi në tregun lokal të mos rritet artificialisht për shkak të luhatjeve të bursës.
“Jemi duke ndjekur situatën me kujdes për të parandaluar çdo abuzim me çmimin dhe po planifikojmë masa strategjike për t’i rezistuar pasojave të tregut botëror,” tha ministrja.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej Studimi tregon se kompanitë po hasin vështirësi në kalimin nga projektet pilot te përdorimi i gjerë... -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër










