Zhvillim
Kosova përfiton nga diaspora mbi 1.5 miliard euro në vit
Në këtë shumë ai përfshin: 665 milionë euro remitanca, 676 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe 180 milionë euro investime direkte.
Në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” Ministri i Diasporës, në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Valon Murati, thotë se të hyrat vjetore nga diaspora në Kosovë kalojnë shifrën prej 1.5 miliard eurosh. Këtu ai përfshin: 665 milionë euro remitanca, 676 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe 180 milionë euro investime direkte.
Sipas Muratit, vendet e rezervuara për diasporën në Kuvendin e Kosovës do të ishin zgjidhja më optimale për përfaqësimin e tyre në institucionet kosovare.
Por ai ka thënë se kjo iniciativë do të duhet të presë për një kohë, për shkak të vështirësive në ndryshimet kushtetuese dhe vetos së pakicës serbe, gjë që u pa edhe në tentativën për krijimin e ushtrisë.
Ministri Murati ka thënë se Ministria ka ndihmuar në krijimin e 23 rrjeteve të bizneseve të diasporës, të cilat sot veprojnë të pavarura.
Madje, sipas tij, kohët e fundit është bërë një punë e mirë edhe me lirimin e pronave të uzurpuara, e cila do të ndikojë në krijimin e një ambienti më të favorshëm për bizneset.
Kurse, duke folur për problemet që mërgimtarët kosovarë po kanë gjatë ardhjes në vendlindje, në veçanti në Serbi, Murati në intervistën në fjalë ka thënë se Ministria në bashkëpunim me Zyrën dhe Policinë e Kosovës do t’u dalin në ndihmë sa herë që të jetë nevoja.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
SWISS anulon disa fluturime Swiss International Airlines (SWISS) ka anuluar disa fluturime si masë paraprake për shkak të stuhisë së... -
SVP kërkon kufizim të numrit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat zvicerane -
17-vjeçari ngjitet në vagonin e mallrave dhe vdes nga goditja elektrike -
Pas tërheqjes së ambasadorit italian për shkak të lirimit të Morettit, reagon Berna zyrtare -
Italia kundërshton lirimin e pronarit të barit në Crans-Montana













