Lajme
Kosova pranon themelimin e tribunalit për krime lufte
Prokurori Clint Williamson, i njohur më si hetues i akuzave të Dick Marty, ka kërkuar që Tribunal të jetë jashtë Kosovës dhe të përbëhet vetëm nga ndërkombëtarët
Qeveria e Kosovës ka pranuar formimin e një Tribunali për t’i hetuar dhe gjykuar krimet e luftës në Kosovë, por ka insistuar që ky institucion të funksionojë në Kosovë. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi pas një takimi që ka zhvilluar me prokurorin amerikan Clint Williamson.
Kuçi që është edhe ministër i Drejtësisë, tha se Prishtina zyrtare është e interesuar të ndihmojë drejtësinë dhe të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë me BE-në dhe SHBA-në, por gjithnjë duke respektuar juridiksionin e Kosovës, por edhe duke ruajtur siç ka thënë ai, imazhin e luftës së drejtë.
Sipas tij, Kosova ka ndërtuar mekanizma të mjaftueshëm në fushën e drejtësisë për të trajtuar çdo rast.
“Institucionet e drejtësisë kanë rritur kapacitetet e domosdoshme, qoftë gjyqtarë vendorë dhe ndërkombëtarë, ata të EULEX-it, të cilët me sukses mund të trajtojnë çështjet e drejtësisë dhe për këtë kërkoi që çdo gjykim eventual të mbahet në territorin e Republikës së Kosovës dhe sipas ligjeve dhe juridiksionit të Republikës së Kosovës”, citohet “Zëri” zëvendëskryeministrin Kuçi.
Ndërsa prokurori Williamson, i njohur më si hetues i akuzave të Dick Martyt në “Shtëpinë e Verdhë” ka kërkuar që ky Tribunal të jetë jashtë Kosovës dhe të përbëhet nga hetuesit ndërkombëtarë, krejtësisht jashtë mekanizmave të gjyqësorit vendor, në mënyrë që hetimet të jenë të paanshme..
“Që të zbulohet e vërteta e akuzave që përmban raporti i Këshillit të Evropës mbi ish-ushtarët e UÇK-së, duhet medoemos që ky tribunal të ketë përbërje ndërkombëtare, pa përfshirjen e gjyqtarëve vendorë. Duhet të jetë i paanshëm dhe i pavarur me përbërje ndërkombëtare”, ka thënë Williamson.
Ndryshe, ndërkombëtarët insistojnë vazhdimisht edhe selia e tribunalit të jetë në një shtet jashtë Kosovës. Por, së fundmi, siç raportohet, ky tribunal t’i ketë dy dhoma, njëra e vendosur në Kosovë dhe tjetra në një shtet tjetër ndërkombëtar.
Dhoma e vendosur në Kosovë të jetë për të hetuar krimet, ndërsa ajo jashtë Kosovës të merret me dëshmitarët e mbrojtur, që për këtë të fundit thuhet se Prishtina është pajtuar.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











