Lajme
Kosova prezantohet në Panairin e Turizmit në Berlin
Në këtë panair po marrin pjesë përfaqësuesit e tri hoteleve: “Swiss Diamond”, “Hotel Sirius”, “Hotel Emerald dhe tri agjencive turistike: “Eurokoha”, “Fibulla”, “Vas Tour”
Potencialet turistike që ka Kosova dhe mundësitë për investime në këtë sektor, janë duke u prezantuar në panairin “Bursa Ndërkombëtare e Turizmit” i cili po mbahet në Berlin të Gjermanisë. Kompanitë kosovare po prezantohen nëpërmjet të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI).
Në këtë panair po marrin pjesë përfaqësuesit e tri hoteleve: “Swiss Diamond”, “Hotel Sirius”, “Hotel Emerald dhe tri agjencive turistike: “Eurokoha”, “Fibulla”, “Vas Tour”.
Në këtë ngjarje me rëndësi po merr pjesë edhe zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Cuneyd Ustaibo, i cili ka biseduar me përfaqësues e disa vendeve të ndryshme, për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe fusha tjera me interes te përbashkët.
Gjatë panairit, shtandin e Kosovës e ka vizituar ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit të Shqipërisë, Eglantina Gjermeni, si dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu, të cilët janë pritur nga zëvendësministri Ustaibo.
Ndryshe, është viti i tretë që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë merr pjesë në këtë panair, ndërsa Agjencia për Investime dhe Përkrahje te Ndërmarrjeve ne Kosovë, që vepron në kuadër të MTI-së, është organizatore për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës në këtë panair.
Në panair, këtë vit, ka më shumë se 10 mijë ekspozues të industrisë turistike nga 180 vende të botës, të cilët prezantojnë në 26 holet e panairit dhe do të jetë i hapur deri më 9 mars.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” Sipas Zyrës Federale Zvicerane të Auditimit, fushatat pro dhe kundër së bashku kanë në dispozicion rreth... -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve”












