Kosova
Kosova shtyn afatin për targat
Qeveria e Kosovës ka hedhur një hap mbrapa për çështjen e targave. Albin Kurti ka prezantuar një plan të ri. Ai ka theksuar se ata persona të cilët nuk e zbatojnë vendimin për ndryshimin e targave nga data 1-21 nëntor do të marrin masën e qortimit.
“Për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes”.
Kryeministri Albin Kurti theksoi se në datën 21 prill nuk do të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës.
“Nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës erdhi pas presionit të ndërkombëtarëve për të shtyrë afatin per targat. Më parë Qeveria e Kosovës kishte vendosur datën 1 nëntor si afatin e fundit për ndryshimin e targave.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi... -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri












