Kosova
Kosova sjell magjinë e muzikës në Bernë, koncert i veçantë për Ditën e Çlirimit
Me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë do të organizojë një mbrëmje të veçantë kulturore dhe muzikore me titull “Kultura Muzikore e Kosovës – Tradita dhe Zhvillimi”.
Ngjarja do të mbahet më 12 qershor 2026, në ora 20:00, në Yehudi Menuhin Forum në Bernë, ndërsa dyert do të hapen për publikun nga ora 19:30.
Përmes këtij koncerti, publiku do të ketë mundësinë të përjetojë një udhëtim artistik që ndërthur vlerat e trashëgimisë muzikore shqiptare me zhvillimet bashkëkohore të muzikës kosovare. Aktiviteti synon të promovojë kulturën dhe identitetin e Kosovës para publikut ndërkombëtar, duke ofruar një program të pasur artistik.
Pjesëmarrja në këtë ngjarje është pa pagesë, mirëpo rezervimi i biletës është i detyrueshëm për shkak të numrit të kufizuar të vendeve.
Organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit që të sigurojnë me kohë pjesëmarrjen e tyre në këtë mbrëmje kulturore, e cila pritet të mbledhë dashamirës të muzikës dhe kulturës në zemër të Zvicrës.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit01 Qershor 2026
- Ora20:00
- Data e përfundimit1 Qershor 2026 - 20:00
E-Diaspora
-
Diaspora, partner strategjik apo motor zhvillimi? Premtimet e partive për mërgatën Diaspora zë vend të rëndësishëm në programet zgjedhore të partive politike që garojnë në zgjedhjet e... -
Forum leximi dhe diskutimi për plakjen në Zvicër dhe Shqipëri -
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë
Jeta në Zvicër
-
Studimi në Zvicër: Koha e fillimit të mësimit të frëngjishtes nuk është faktori vendimtar në përvetësimin e gjuhës Një studim i ri i porositur nga kantoni Basel-Landschaft ka analizuar efektet e mësimit të hershëm... -
A është e vërtetë që emigrantët ua marrin vendet e punës zviceranëve? -
Valë anulimesh në hotelet e Gjenevës ndërsa afrohet samiti i G7 në Evian -
PBB-ja e Zvicrës në rritje -
Pse liqenet zvicerane janë nën presion dhe nga çfarë po kërcënohen tani













