Lajme
Kosova solidarizohet me Norvegjinë
Në shenjë solidariteti presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, bashkë me organizata joqeveritare dhe qytetarët kanë ndezur qirinj, për të shprehur solidaritetin me familjet e viktimave të tragjedisë në Norvegji.
Ndezja e qirinjve është bërë të hënën mbrëma para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.
Në ngjarjen tragjike në Utoja nuk dihet ende për fatin e disa të rinjve, në mesin e të cilëve është edhe e reja 17-vjeçare Lejla Selaci nga babai kosovar dhe nëna norvegjeze. Në momentin e shpërthimit të bombës, Selaci me prejardhje nga Kosova, ishte në një delegacion në Konventën e të Rinjve.
Kryqi i Kuq norvegjez njoftoi se kërkimet do të vazhdojnë, por se mundësitë për të gjetur të mbijetuar tani janë minimale.
© Në shenjë solidariteti presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot u hap në Shkodër ekspozita me fotografitë e rralla të Eugène Pittard Hapet në Shkodër ekspozita “Shqipëria 1921” me fotografitë e rralla të Eugène Pittard... -
Vjenë
Lea Ypi nderohet në Vjenë, vlerësohet për kontributin akademik ndërkombëtar -
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Peru
Peru: Edita përfaqëson Kosovën në Kongresin e Endokrinologjisë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane mbështet hapjen e dyqaneve të dielave deri në 12 herë në vit Qeveria e Zvicrës ka dalë në favor të një propozimi që lejon hapjen e dyqaneve deri... -
Zvicra mbetet prapa në luftën kundër duhanit, ndërsa disa vende forcojnë masat -
Tragjedi në Zvicër, humb jetën një qytetar nga Kosova -
Bazel: 21 milionë franga rritje pagash për punonjësit kantonalë, përfitojnë edhe policët -
Gjeneva shqyrton dhënien e kokainës për të varurit nga droga














