Futboll
Kosova zhvillon sot ndeshjen nën drejtimin e Alain Giresse
Sot fillon një epokë e re për Kosovën
Kosovës do t’i prijë për herë të parë trajneri francez, Alain Giresse, i cili do ta pasojë të shkarkuarin Bernard Challandes.
Verdhekaltrit do t’i bëjnë gosti Burkina Fasos, në miqësoren e parë të muajit mars, e cila do t’i paraprijë asaj speciale ndaj Zvicrës, që do të luhet më 29 të këtij muaji.
Giresse, një emër i njohur në botë për karrierën si futbollist, e ka marrë në dorë ekipin dhe për disa ditë grumbullimi e pati mundësinë të njoftohej me lojtarët.
Ai u nda i kënaqur me aq sa pa, por natyrisht kërkon më shumë.
Në konferencë për shtyp, francezi tha se ky grumbullim i shërbeu për t’i njohur me lojtarët, e ndeshjet e marsit, vijoi ai, do ta ndihmojnë që ta ketë një pasqyrë më të mirë për përballjet me peshë, ato të Ligës së Kombeve, që do të nisin në muajin qershor.
E-Diaspora
-
Itali: Nis edicioni i tetë i “Albania International Guitar Festival” Java e Kulturës Italiane...
-
Transporti Publik në Gjenevë kërkon 200 shoferë, vlen edhe për shqiptarët
-
Gërvalla në Emmendingen, merr pjesë në ngjarjen e organizuar nga shoqata “Yjet e Kosovës”
-
Drekë pune mes presidentit të RRBDSHZ-së, Fehmi Fetahi, dhe ambasadorit Mentor Latifi
-
Rita Ora befasohet në radion britanike, moderatori ishte shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Kantonet më të pasura duhet t’i japin më shumë mbështetje qeverisë federale Një mocion i të Gjelbërve bën thirrje për një rregullim të sistemit të barazimit financiar. Kjo...
-
A do të vendoset së shpejti FIFA në Lugano?
-
Universitetet zvicerane kërkojnë alienë
-
Covid i ri në Zvicër, por pa simptoma të rënda
-
Jo vetëm avionët në autostradë, edhe helikopterët në liqen për të shpëtuar të rrezikuarit