Futboll
Kosovare Asllani me tregolëshin e saj thyen rekordin e Ronaldos
Ronaldos i ishin dashur tetë minuta për të shënuar hat-trick-un e tij në fitoren 9-1 kundër Granadës, në vitin 2015
“Hat-trick” në 155 sekonda! Ylli i Real Madridit, Kosovare Asllani ka shkruar historinë e klubit me tre golat e saj kundër Valencias, duke tejkaluar kështu edhe Cristiano Ronaldon e madh, shkruajnë mediat spanjolle dhe botërore.
Shqiptaro-suedezja shënoi tre golat e saj brenda 155 sekondave – një rekord klubi!
Asllani në këtë mënyrë kaloi në mënyrë të qartë rekordin e mëparshëm të Ronaldos, i cili tani luan për Juventusin e Torinos, trasnmeton albinfo.ch. Ronaldos i ishin dashur tetë minuta për të shënuar hat-trick-un e tij në fitoren 9-1 kundër Granadës, në vitin 2015.
31-vjeçarja e bëri tri herë publikun e Realit të brohoriste kundër Valencia në minutat 67, 68 dhe 70.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih















