Uncategorized
Kosovarët e dëbuar nga Zvicra, kthehen ilegalisht dhe bëjnë 78 vjedhje!
Policia ka zbuluar se bëhej fjalë për një grup personash nga Kosova, të cilët edhe në vitet 2006-2007 kishin qenë të ndjekur për delikte të ngjashme. Atëbotë ishte konstatuar se ata kishin bërë më shumë se 200 vjedhje me thyerje
Policia e Kantonit të St.Gallenit, kishte identifikuar në periudhën 2013-2014 një rritje të numrit të vjedhjeve shumë profesionale të trezorëve nëpër shtëpi dhe firma, shkruntagblatt.ch. Më vonë ajo ka zbuluar se bëhej fjalë për një grup personash nga Kosova, të cilët edhe në vitet 2006-2007 kishin qenë të ndjekur për delikte të ngjashme. Atëbotë ishte konstatuar se ata kishin bërë më shumë se 200 vjedhje me thyerje dhe ishin dënuar me burgime shumëvjeçare.
Pastaj, ata në vitin 2012 ishin dëbuar nga Zvicra dhe u ishte ndaluar kthimi për disa vite.
Në dhjetor 2015 policia pati arrestuar tre persona: dy 34 vjeçarë dhe një 25 vjeçar, të tre nga Kosova. Në nëntor 2014 pastaj ishte kapur në Danimarkë një i katërt si i dyshuar për vjedhje dhe i ishte ekstraduar Zvicrës. Që të gjithëve u qe shqiptuar masa e paraburgimit.
Më tutje policia ka ndjekur edhe 3 të dyshimtë si pjesë e grupit të përmendur më lart. Ata kishin vjedhur me force në shumë raste në kantonin Thurgau dhe në Principatën e Lichtensteinit. Gjithsej është dëshmuar autorësia e 78 vjedhjeve me dhunë.
Llogaritet se shuma e vjedhur mbërrin në rreth gjysmë milioni franga.
Policia është në kërkim të tre pjesëtarëve të grupit ndërkohe që tre të tjerë po qëndrojnë në paraburgim.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












