Lajme
“Kosovarët nuk deshën t`i dëbonin burokratët evropianë por ia mësynë vetë Evropës!”
"Kosovarët nuk munden as nuk duan t`i dëbojnë administruesit e tyre të jashtëm. Kështu, ata po shkojnë tash në mënyrë masive në vendet prej nga vijnë këta administratorë..."
Me një fjali defetiste, duke e quajtur të dështuar “eksperimentin Kosovë” e përfundon Norbert Mappes-Niediek opinionin e tij mbi eksodin më të ri kosovar. Një fund më i zymtë vështirë të mendohet ndërsa i gjithë artikulli është në këtë frymë.
Niedek që është një emër i njohur në mesin e analistëve të Ballkanit në mediet gjermanofone, në artikullin e publikuar në gazetën “Schweiz am Sonntag” i bën një fotografi mjaft të zymtë realitetit kosovar duke bërë fajtorë kryesorë për këtë situatë, kryesisht “administratorët e jashtëm”.
Në fillim, menjëherë pas luftës, në Kosovë vinin të huajt idealistë, në një fazë të dytë fillonin të vinin pragmatistët dhe së fundi, cinikët. Deri sa ata, të parët mësonin diçka për funksionimin e gjerave në Kosovë, u vinte koha të iknin. Të dytët nuk e çanin shumë kokën kur gjërat nuk ecnin pasi që, thoshin ata, fundja ky nuk është vendi im, dhe të tretët, cinikët, u lidhën me “të fortët”, me “zotërit e luftës” përmes të cilëve siguronin “stabilitetin” dhe nuk ishin të interesuar për zhvillimin e vendit.
Më tutje Mapple-Niedek bën paralele në mes të qeverisjes së kolonive të dikurshme nga qendrat e tyre evropiane dhe administrimit të sotëm të Kosovës nga perëndimorët. “Edhe Britania e madhe e siguronte stabilitetin në Indi përmes maharaxhajve (princërve), ngjashëm kanë vepruar edhe perëndimorët në Kosovë, përmes prinërve të luftës”.
“Por dikur filloi pakënaqësia e popullit. Të jashtmit e luftonin atë – duke e quajtur nacionalizëm ose resentiment antiperëndimor. Edhe pse, ndryshe nga India, në Kosovë ka pasur zgjedhje të lira. të jashtmit kanë qenë mjaft të fuqishëm sa për t`i `përdredhur`rezultatet e tyre. Fundja, ata kanë vendet e tyre edhe në Gjykatën Kushtetuese. Askund ë botë zyrtarët nuk i kanë qejf ndërrimin në fron. Më së miri për ta do të ishte që politikanët e krijuar prej tyre të mbeteshin gjithmonë në fuqi. Por vetëm në Kosovë, zyrtarët e jashtëm kanë në dorë edhe fuqinë që të jetësojnë dëshirën e tyre ¨për “stabilitet”.
“Kosovarët nuk munden as nuk duan t`i mundin ose t`i dëbojnë administruesit e tyre të jashtëm. Kështu, ata po shkojnë tash në mënyrë masive në vendet prej nga vijnë këta administratorë, vende që funksionojnë mirë. Mirë po na bëhet. Kosovarët po ikin – Eksperimenti Kosovë ka dështuar në mënyrë grandioze”, përfundon artikulli i Norbert Mappes-Niediek
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in Duke paralajmëruar për fushatën aktuale të "iniciativës 10 milionëshe" ka thënë se Zvicra po përballet me... -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta -
Më pak njerëz punojnë në sektorin kulturor në Zvicër













