Integrimi
Kosovari, dy aksidente brenda një nate
Nga përplasja e rëndë që kishte bërë makina në shtyllë, ajo është dashur të zëvendësohej kështu që është ndërprerë komunikacioni nga ora 5 deri në orën 12
Në orët e hershme të mëngjesit të të dielës, një ngasës 23 vjeçar automobili, në gjendje të dehur, ka shkaktuar një aksident në Kloten të Cyrihut. Bashkë me të ishte një i njohur i tij 18 vjeç, po ashtu i dehur. Ndërsa shoferi pëson lëndime dhe mbetet i ngujuar në veturë, 18 vjeçi, ik këmbë nga vendi i ngjarjes.
Rreth orës 4.30, një shpërndarëse e gazetave ka njoftuar policinë se një person ia kishte marrë veturën me dhunë. Vetëm pak minuta më vonë një person i tretë ka njoftuar policinë se po ky person ka shkaktuar aksidentin jo larg atij lokaliteti. Pasi është arrestuar, i riu 18 vjeçar ka pranuar se përveç që kishte vozitur në gjendje të dehur, ishte me makinë të vjedhur dhe nuk kishte fare patentshoferi.
Pas hetimeve të bëra nga policia, u mor vesh se i arrestuari vetëm pak minuta më parë kishte qenë i përfshirë në aksidentin e përmendur në Kloten, me veturën që e ngiste shoku i tij, 23 vjeçar. 18 vjeçi, ka shtetësi të dyfisht, kosovare dhe zvicerane, ndërsa shoku i tij është shtetas kosovar me vendbanim jashtë Zvicrës. Ky i fundit u dërgua në spital dhe pas kontaktimit me prokurorinë përkatëse, iu shqiptua gjoba përkatëse.
Ndërkaq, nga përplasja e rëndë që kishte bërë makina në shtyllë , ajo është dashur të zëvendësohej kështu që është ndërprerë komunikacioni në mes të Glattpark-ut dhe aeroport nga ora 5 deri në orën 12 (linjat 10 dhe 12 të tramvajit). Dëmet e shkaktuara në tërësi kalojnë 100 mijë frangat dhe për mbulimin e tyre duhet të kujdesen shkaktarët e aksidentit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA Marjus Cauli dhe Hambel Peçi shpallen fitues në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës... -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Forbes përzgjedh Xhoela Bamen mes 30 të rinjve më të spikatur në shkencë globale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Zvicër
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme -
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve













