E-Diaspora
Kosovari për pak të shkelet nga treni: Po mblidhte shishe midis binarëve
Sipas deklaratave të para të personit në fjalë, ai vetëm dëshironte të mbledhte shishe depozitimi dhe nuk e kishte vënë re trenin
Të mërkurën, më 11 mars, në orën 15.45 pasdite ka ndodhur një incident i rrezikshëm në zonën hekurudhore në stacionin Bad Breisig, shkruan localo.de. Një 46-vjeçar, shtetas kosovar, duke mbledhur shishe depozitimi, ka kaluar binarët midis peronit 1 dhe 2, pak sekonda para se të kalonte aty treni ICE 926.
Vetëm falë identifikimit me kohë dhe veprimit të shpejtë të lokomotivistit – duke aktivizuar një sinjal paralajmërues dhe duke filluar frenimin e shpejtë – u arrit që personi të shpëtonte në momentin e fundit, transmeton albinfo.ch.
Sipas deklaratave të para të personit në fjalë, ai vetëm dëshironte të mbledhte shishe depozitimi dhe nuk e kishte vënë re trenin.
Pasagjerët në ICE nuk kanë pësuar lëndime. Ndërsa shoferi (lokomotivisti) ishte në gjendje shoku, kështu që ai u zëvendësua dhe iu dha përkujdesja e nevojshme mjekësore.
Hekurudha ka qëndruar e mbyllur nga të dyja anët për më shumë se një orë. Kështu, janë shkaktuar vonesa të konsiderueshme trenash dhe anulime të pjesshme, përcjell albinfo.ch. Patrulla nga policia federale dhe ajo e Landit si dhe zjarrfikësit nga Bad Breisig, pastaj helikopterët e shpëtimit dhe ambulancat janë përfshirë në operacion.
Policia Federale në Trier ka filluar procedurat penale (ndaj kosovarit) për ndërhyrje të rrezikshme në trafikun hekurudhor.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër














