Integrimi
Kosovarja e humb vizën pasi që nuk është rrahur “sa duhet”!
Pasi që gjykata ka konstatuar se dhuna ndaj sa është dëshmuar vetëm në një rast, kosovarja e shkurorëzuar i humb "letrat" dhe duhet të kthehet në Kosovë
Martesa me bashkatdhetarin e saj me qëndrim të rregullt në Zvicër i ishte shndërruar në ferr, pasi që bashkëshorti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Ende pa i mbushur mirë pesë muaj, kjo lidhje dështoi për kosovaren 22 vjeçe, dhe me këtë, dështoi edhe leja e qëndrimit e fituar në bazë të martesës.
Në shtator të vitit 2013 gruas së re, tashmë të shkurorëzuar i ishte ardhur nga enti për migracion i kantonit Glarus refuzimi për vazhdimin e qëndrimit në Zvicër.
Edhe ankesa e bërë në Gjykatën Administrative merr përgjigje negative. Sipas ligjit, kur njëri bashkëshort e merr lejen e qëndrimit në bazë të martesës, kjo lidhje duhet të qëndrojë në këmbë së paku 3 vjet për ta fituar të drejtën e mbajtjes së mëtejshme të lejes (vizës B). Por në rastet kur lidhja prishet pa u bërë tri vjet nga kurorëzimi, leja e fituar e qëndrimit mund të mbahet vetëm në rastet që gjykata i cilëson si “raste të rënda”.
Pikërisht nën pretekstin se rasti i saj ishte i rëndë, për shkak të dhunës së pësuar nga ish bashkëshorti, kosovarja e kishte bërë ankesën. Por, trupi gjykues i Gjykatës Administrative të Kantonit të Glarusit ka konstatuar se vetëm në një rast ka mundur të dëshmohet ushtrimi i dhunës.
Kështu, pasi që 22 vjeçja nuk ka mundur të bindë gjyqin me pretendimet e saj se ka qenë viktimë e dhunës së vazhdueshme, ajo duhet të lëshojë Zvicrën.
E-Diaspora
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, u shpreh...
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA
Jeta në Zvicër
-
Pensioni i 13-të i AHV mund të paguhet përnjëherë në fund të vitit Këshilli Federal ishte i hapur të premten për mundësinë e pagesës së pensionit të 13-të të...
-
Në Ticino, do votohet për rregullimin e ligjit tatimor
-
Kurti bisedon me ish-Presidenten e Zvicrës, flasin për bashkëpunimin e mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE
-
Kompania e tre vëllezërve Aliti “a3 Haustech AG” ndriçon shtëpitë zvicerane
-
Kujdes nga mashtrimi i ri SwissPass në Zvicër