Kosova
Kosovë, 16 të vdekur dhe 2 098 raste me koronavirus
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar edhe për 16 vdekje që janë shkaktuar nga pasojat e sëmundjes COVID-19.
Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar edhe 2.098 raste të reja me koronavirusin e ri.
Shifra bazohet në 12.564 mostra të testuara.
Mjekët kanë konstatuar se 1.614 pacientë janë shëruar nga sëmundja.
Numri i rasteve aktive në Kosovë mbetet i lartë, gjatë 24-orëve të fundit ka arritur në 25.407 persona.
Në spitalet e Kosovës, 55 pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndëtësore, njoftoi të premten Shërbimi Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës.
Sipas raportit ditor, numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus, të shtrirë në spitale, është 1,051.
Prej tyre, 952 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe 55 janë në gjendje të rënduar shëndetësore, thuhet në raport.
Në Kosovë, deri më tani, janë dhënë mbi 780,000 vaksina kundër koronavirusit, ndërsa me dy doza janë vaksinuar mbi 260,000 qytetarë.
E-Diaspora
-
Itali: Shqiptari goditi me çekiç bashkëshorten, arrestohet nga policia Raportohet se një 55-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi më 25 prill goditi me...
-
Xhaka-Gjimshiti nesër përballen për trofeun e Europa League
-
Muharrem Salihu, i gatshëm për deputet në Parlamentin Evropian
-
Inteligjenca e mërgimtarit shqiptar vlerësohet lart, kualifikohet në finalen e kampionatit të matematikës
-
Medina Jusufi Berisha, punon në profesionin që kishte ëndërruar si fëmijë
Jeta në Zvicër
-
Rreth 2.5 milionë njerëz morën pension pleqërie AHV në vitin 2023 Në fund të vitit 2023, rreth 2.5 milionë njerëz në Zvicër morën pension pleqërie AHV. Kjo...
-
Kamberi shënon, Zuerichu siguroi kualifikimet në Ligën e Konferencës
-
Medina Jusufi Berisha, punon në profesionin që kishte ëndërruar si fëmijë
-
Aviokompania zvicerane që flet shqip
-
Buxheti i mbrojtjes i propozuar prej 15 miliardë frangash, pritet të dështojë