Kosova
Kosovë: 13 të vdekur dhe 637 raste të reja me COVID-19
13 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 637 raste të reja me koronavirus.
Numri total i të vdekurve si pasojë e COVID-19 ka arritur në 768, ndërsa i të infektuarve në 24.792.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (81, 74 dhe 70 vjeç), Prizren 2 raste (71 dhe 65 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (46 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (70 vjeç).
Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 104 pacientë, duke çuar shifrën totale të të shëruarve në 16.226, ndërsa janë 7798 raste aktive.
Janë testuar 1712 mostra në 24 orët e fundit, siç ka njoftuar IKSHPK-ja, dhe sërish Prishtina po prin me raste të reja, 324. Në Gjilan janë regjistruar 66 raste, në Ferizaj 50, në Fushë Kosovë 43, në Mitrovicë 25, në Podujevë 22, në Vushtrri 20, në Lipjan 15, në Prizren 12, në Obiliq 8, në Kamenicë 6, në Pejë 6, në Suharekë 6, në Rahovec e Shtime nga pesë, në Viti 4, në Drenas, Gjakovë, Kaçanik, Malishevë nga tri, në Han të Elezit dy dhe nga një në Dragash, Junik, Klinë, Mamushë, Novobërdë e Skenderaj.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre Zvicra është një vend me njerëz të kënaqur me një pikëpamje kritike për atdheun e tyre,... -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten -
Zvicra rishikon marrëveshjen me BE-në për mbrojtjen e pagave -
Zvicra harton plan kombëtar për rritjen e sigurisë në transportin publik -
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë













