Kosova
Kosovë: 17 viktima nga koronavirusi vetëm në qershor
Afër 1,400 raste pozitive me Covid dhe 17 viktima vetëm gjatë muajit qershor në Kosovë
Afër 1 mijë e 400 raste pozitive me Covid-19 dhe 17 viktima janë shënuar vetëm gjatë muajit këtij muaji në Kosovë.
Më 1 qershor Kosova ka filluar fazën e tretë të hapjes pas heqjes së kufizimeve të lëvizjes, hapjen e kafiterive, çerdhet, kufijtë tokësorë dhe qendrat tregtare. Në këtë datë në Kosovë janë shënuar 27 raste të reja me Covid.
Instituti Kombëtar nuk kishte raportuar raste të shërimit atë ditë, ndërsa nga 172 mostra kishin rezultuar pozitiv 27 persona. Numri i testeve deri më 1 qershor kishte arritur në 15 mijë e 140, ndërsa numri total i të infektuarve ishte 1 mijë e 110 raste me 30 viktima.
Ndërkaq në njoftimin e ditës së djeshme IKSHPK ka raportuar se nga 205 mostra kanë rezultuar pozitiv 62 persona dhe 61 të tjerë të shëruar. Numri rasteve pozitive në total dje është raportuar të jetë 2 mijë e 494.
Kjo i bie që nga data 1 qershor deri më sot janë shënuar 1 mijë e 384 raste, që do të thotë më shumë persona të infektuar në muajin qershor sesa në tre muajt paraprak, mars, prill dhe maj. Gjatë këtij muaji po ashtu janë shënuar të paktën 17 viktima, nga 47 sa janë në total nga muaji mars.
Në total nga data 8 shkurt deri më sot janë testuar 22.930 persona të dyshimtë me Covid-19.
Kujtojmë se Qeveria ka marrë vendim edhe për hapjen e kufijve ajrorë nga dita e nesërme, më 28 qershor, si dhe janë lejuar tubimet publike në ambiente të mbyllura.
QKUK sot ka njoftuar se janë të hospitalizuar 97 pacientë pozitivë me Covid-19, ndërsa 45 prej tyre janë me oksigjenoterapi. Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar 5 pacientë në gjendje të rëndë.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg













