Kosova
Kosovë: 24 të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit
Policia në raport ka përmendur se ka intervenuar në një rast në parkun e qytetit në Pruishtinë, ku janë ballafaquar me disa persona, të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe kanë bërë prishje të rendit dhe qetësisë publike
Policia Kosovës njofton se ka arrestuar 24 persona të dyshuar gjate 24 orëve të fundit në të gjithë vendin. Policia në raport ka përmendur se ka intervenuar në një rast në parkun e qytetit në Pruishtinë, ku janë ballafaquar me disa persona, të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe kanë bërë prishje të rendit dhe qetësisë publike, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa në Drenas policia ka arrestuar një person pasi i arrestuar pas një mosmarrëveshje me një person tjetër ka shtënë me armë zjarri. “Patrulla policore në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja kalibër 7.65mm, e më pas gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta”, thuhet në njoftim.
Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi atij i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë pa municion dhe dy thika. Po ashtu një person tjetër është arrestuar në fshatin Vërboc, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me tre fishekë. Edhe një person në Podujevë është arrestuar pasi edhe atij i janë gjetur e konfiskuar armë në shtëpi.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, flukset e investimeve nga Kosova kanë njohur... -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit










