Kosova
Kosovë: 556 të shëruar dhe 292 raste të reja me Covid
Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 2.833 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 292 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan 1 rast (75 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 65.982, nga 282.904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.571 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 556 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57.941 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.470.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 100 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Gjakovë 20 raste, Pejë 17 raste, Lipjan 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 15 raste, Mitrovicë 15 raste, Rahovec 11 raste, Prizren 10 raste, Vushtrri 10 raste, Obiliq 8 raste, Deçan 7 raste, Suharekë 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Malishevë.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve Perspektiva për financat publike të Zvicrës është përkeqësuar për vitet 2026 dhe 2027. Kjo për shkak... -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros












