Lajme
Kosovë: Bllokohen 34 llogari bankare, rreth 600 mijë euro, sekuestrohen 4 automjete
Prokuroria Speciale e Kosovës njofton opinionin publik se janë duke vijuar veprimet hetimore lidhur me vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, ku deri më tani janë arrestuar dy persona.
Në një komunikatë për media thuhet se në procesin e hetimeve janë përfshirë edhe institucionet dhe njësitë si Njësia e Inteligjencës Financiare (NJIF), Policia e Kosovës-Departamenti për Hetimin e Korrupsionit, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) etj.
Deri më tani janë intervistuar bartës të llogarive në të cilat janë transferuar të hollat, është bërë intervistimi i dëshmitarëve, analizimi i dokumentacionit, hetimi financiar dhe identifikimi i pronave. Gjithashtu, janë ngrirë 34 llogari bankare, të bizneseve në të cilat janë transferuar të hollat nga i pandehuri K.Sh., pronar i LDA Group.
Deri më tani shuma e përgjithshme e ngrirë është rreth 600.000 euro, katër automjete janë sekuestruar me vlerë rreth 100.000 euro.
Prokuroria Speciale ka bërë dy kërkesa adresuar autoriteteve të Turqisë, lidhur me transferin prej 440.000 euro, të realizuara nga llogaria e LDA Group në pronësi të të pandehurit K.Sh, në llogarinë e një biznesi me seli në Turqi. Është kërkuar ngrirja e llogarisë së identifikuar, është bërë identifikimi i bartësit/pronarit të llogarisë, personat e autorizuar, janë shikuar pasqyrat e transaksioneve.
Ndryshe, sipas ish-ministres së Financave, Hykmete Bajrami, transaksioni prej mbi 2 milionë eurove është transaksion bankar dhe ka gjurmë për gjithçka, ndërsa për transaksionin nuk është kërkuar nënshkrimi i saj dhe as nënshkrimi i drejtorit të Thesarit të Kosovës.
2.1 milionë euro nga Thesari i Shtetit kanë shkuar në llogari të një operatori ekonomik, e lidhur me këtë rast janë suspenduar dy punëtorë të Thesarit të Shtetit. Mjetet janë tërhequr nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës më 9 tetor 2020.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












