Lajme
Kosovë, hetohen 135 persona për terrorizëm
Rreth 135 persona po hetohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës nën dyshimin se kanë marrë pjesë ose kanë indoktrinuar të rijnë që të luftojnë në ISIS
Prokuroria Speciale e Kosovës është duke hetuar 135 persona që lidhen me terrorizimin, ndërsa ndaj disave tashmë ka nisur edhe procedura gjyqësore. Këta persona janë të dyshuar për pjesëmarrje, nxitje apo inkurajim të të rinjve kosovarë për të marrë pjesë në luftërat civile në Lindjen e Mesme.
“Në Prokurorinë Speciale të Kosovës, nga periudha paraprake, në vitin 2014, janë bartur 8 raste. Prej tyre 4 raste me 19 persona janë nën hetime, kurse 2 raste me 2 persona dhe një rast me persona të panjohur janë në fazën preliminare të hetimeve”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Liridonë Kozmaqi.
Nga janari i vitit 2014 deri më tani, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sipas saj, ka pranuar gjithsej 23 raste, prej të cilave, 3 raste të pranuara në vitin 2015 me 117 persona të dyshuar për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin.
Në përgjithësi, prokurorët e kësaj prokurorie kanë filluar hetimet ndaj 135 personave.
Vetëm gjatë vitit 2015, janë ngritur 4 aktakuza kundër 14 personave. Të pandehurit, siç shkruan REL, dyshohen se u kanë bërë thirrje personave të tjerë për të kryer ose për të marrë pjesë në kryerjen e veprave terroriste, të marrin pjesë në aktivitetet e grupit terrorist dhe të sigurojnë fonde dhe burime materiale.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka konfirmuar se ka rreth 300 persona nga Kosova që janë përfshirë deri më tani në luftë në Siri apo edhe në Irak. Këta persona, nëse vazhdojnë të kthehen në Kosovë, do të bien ndesh me një ligj që ka nxjerrë në parim Kuvendi i Kosovës, i cili parashikon burg nga 5 deri 15 vjet për pjesëmarrje në ISIS.
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Zvicër
-
200 franga më pak për person: Lucerni tërheq me zbritje qiraje Një apartament me 4.5 dhoma për vetëm 2340 franga? Në Lucern, kooperativa e strehimit WBG ua... -
Vala e të nxehtit në Zvicër: A mund të instalohet kondicioneri në shtëpi? -
Ja sa të ngrohta janë liqenet zvicerane aktualisht -
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së bashkon në Cyrih elitën e biznesit, sportit dhe diplomacisë, me pjesëmarrje edhe të sipërmarrësve shqiptaro-zviceranë -
Kantonet zvicerane nisin operacion kundër mashtrimeve të rreme të policisë












