Kosova
Kosovë: Mbi 1,000 gjoba për mosrespektim të masave kundër pandemisë
Në periudhën e fundit në Kosovë është regjistruar një numër rekord i të infektuarve me koronavirus, si dhe një numër në rritje i vdekjeve si pasojë e sëmundjes COVID-19.
Nga 27 korriku deri më 3 gusht janë regjistruar mbi 1.500 raste të reja të të infektuarve dhe rreth 50 viktima.
Kryeinspektori sanitar në Kosovë, Ibrahim Tershnjaku, tha për Radion Evropa e Lirë se në shtatë ditët e fundit, Inspektorati Sanitar ka kryer mbi 2,000 kontrolle në gjithë territorin e Kosovës dhe me atë rast janë shqiptuar 923 gjoba për individë, 80 për persona juridikë, si dhe certifikata e izolimit të detyrueshëm u është dorëzuar 756 personave.
Ai thotë se inspektorët, të mbështetur edhe nga Policia e Kosovës, janë në patrullime çdo ditë nga ora 05:00 deri në mesnatë.
Ndërkaq, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti, thotë se është e qartë se çdo ditë po regjistrohet një numër i lartë i të infektuarve, dhe këtë situatë ai e ndërlidh me faktin e mosrespektimit të masave nga ana e të rinjve.
“Ekipet e inspektimit dhe policisë kanë shqiptuar një numër të madh gjobash për qytetarët ditët e fundit për mosrespektimin e masave. Të gjithë jemi përgjegjës për situatën epidemiologjike në vend, institucionet, bizneset dhe vetë qytetarët ”, tha Hoti në një përgjigje me shkrim për Rel.
Pakoja e fundit e masave që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 28 korrik, dhe parashikon lëvizje të kufizuar të qytetarëve nga ora 22:30 deri 05:00 në disa komuna që kanë një numër të lartë të personave të infektuar.
Një nga masat është mbajtja e detyrueshme e maskës.
Zbatimi i masave në Kosovë monitorohet nga inspektorët sanitarë me ndihmën e Policisë së Kosovës. /REL
E-Diaspora
-
Interesim i madh për votimin në Ambasadën e Kosovës në Vjenë Interesim rekord në Vjenë, mbi 1.100 të regjistruar për votim në ambasadë... -
Ka nisur votimi në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Spanjë
Punimi i Eros Halilit pranohet në Kongresin Evropian të Fizikës Mjekësore në Spanjë -
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë -
Krijohet Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025















