Kosova
Kosovë, mbi 170 mijë qytetarë kanë marrë dy dozat e vaksinës
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se mbi 170 mijë qytetarë kanë marrë dy dozat e vaksinës anti-COVID, në bazë të të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në mëngjesin e së martës, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, nga totali i 506 mijë e 133 dozave të administruara deri tash, 171 mijë e 125 është numri i qytetarëve që kanë marrë të dy dozat, ndërsa 163 mijë e 883 është numri i qytetarëve që deri tash ka marrë vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID.
Deri në orën 08:00, të martën, në Kosovë janë dhënë 794 doza të vaksinës, ndërsa në total janë 16 mijë e 120 termine për sot.
Grupmosha 61-80-vjeçare mbetet më e vaksinuara në vend, me rreth 190 mijë doza të marra deri tash. Pason grupmosha 41-60-vjeçare me rreth 165 mijë doza, e ndjekur nga grupmosha 21-40-vjeçare me 120 mijë doza.
Pas shtimit të rasteve ditëve të fundit, në vend janë aktualisht 2158 raste aktive me COVID-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër Një sipërmarrës nga Bazeli nisi një peticion me titull “Aromat i përket Zvicrës”. Çështja ishte një... -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin











