Lajme
Kosovë: Partitë politike gjobiten me mbi 120,000 euro për thyerje të heshtjes zgjedhore
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka njoftuar të mërkurën se si pasojë e ankesave për thyerje të heshtjes zgjedhore në Kosovë, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, do të gjobisë subjektet politike me mbi 120,000 euro, raporton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Ky institucion ka pranuar 134 ankesa lidhur me këtë lloj shkeljeje nga ana e partive politike, mirëpo ka pranuar si të bazuara 117 prej tyre.
Partia Demokratike e Kosovës është gjobitur me 42,500 euro, Lëvizja Vetëvendosje me 37,500 euro, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 22,000 euro, NISMA, 2,000 euro dhe Lista Serbe 1,000 euro.
“Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë, heshtja zgjedhore, thyerja e heshtjes zgjedhore gjatë ditës së votimit për të votuar subjektin e caktuar politik, thirrja për të votuar disa kandidatë nëpërmjet portaleve të gazetave, shpërndarja apo postimi i disa fotografive me aktivitet elektoral në rrjete sociale si Facebook, thirrje për të votuar nëpërmjet rrjetit social Facebook, bërja e fushatës me veturë 100 metra afër qendrës së votimit, shpërndarja e SMS-ve për votim te qytetarët, vendosja e banerëve me foto të kandidatëve në afërsi të shkollës, vendosja e posterve të kandidatëve në oborrin e Qendrës së Votimit, mbajtja e fushatës gjatë ditës së votimit”, është thënë në njoftim.
Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit rreth 48 për qind të votave.
Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 17.35 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.18 për qind të votave, dhe në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.42 për qind.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar












