Kosova
Kosovë: Prokuroria e Shtetit nis hetimet për kurdisjen e ndeshjeve
Në javët e fundit janë rritur dyshimet për manipulimin e ndeshjeve futbollistike në Kosovë.
Prokuroria e Shtetit është duke bashkëpunuar me Federatën e Futbollit dhe Policinë për të hetuar këtë dukuri negative.
Kryetari i Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport, prokurori Besim Kelmendi, deklaroi për Indeksonline se Prokuroria ka pranuar informata për disa ndeshje që dyshohet se mund të jenë të kurdisura.
“Ne i kemi marrë disa informata për disa ndeshje që mund të jenë në rrezik për kurdisje ose manipulim. Është e njoftuar Policia dhe Prokuroria e Shtetit për çdo dyshim të mundshëm”.
“Ne i përcjellim të gjitha debatet dhe lajmet që po dalin dhe gjithmonë kërkojmë verifikim prej policisë dhe njerëzve që janë kompetent për integritetin e ndeshjeve futbollistike. Më shumë nuk mundem me fol sepse kjo mund ta dëmtojë procesin e hetimeve. Për secalin informacion që del, për çfardo dyshimi për kurdisje ose dukuri tjetër negative, ne i dërgojmë te organet kompetente dhe kërkojmë që me u marrë veprimet për me u zbulu për çdo që është e dyshimtë”, deklaroi Kelmendi.
Superliga e Kosovës ka hyrë në fazën e fundit dhe si në çdo edicion tjetër, pikërisht në këtë periudhë rriten dyshimet për manipulimin e ndeshjeve.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












