Lajme
Kosovë: Reagon Zemaj, flet për vdekjet e dyshimta
Pas dyshimeve për vdekjen e katër personave me virusin COVID-19, ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Ai ka thënë se nuk ka vend për paknik dhe se personat që kanë vdekur kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Zemaj po ashtu ka shtuar se aktualisht Kosova ka potencial për ta përballuar virusin.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
“Të dashur qytetarë,
Vala e madhe e virusit Covid-19 po përshkon tërë globin dhe po vazhdon të na shkundë edhe neve.
Dje kishim rritje të numrit të të infektuarve.
Ndërsa kishte edhe bashkëqytetarë që humbën jetën, e që ishin të shtruar në Klinikën Infektive.
Me këtë rast, e ndaj dhimbjen time dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për humbjen e këtyre jetëve dhe familjarëve ju shpreh ngushëllime më të sinqerta.
Të gjithë këta ishin pacientë me sëmundje të tjera shoqëruese.
Fakti se nga ky virus më të ndjeshëm janë ata që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera, askënd nuk e liron nga përgjegjësia.
Aktualisht kemi potenciale të përballemi me virusin. Duhet të sillemi sipas rekomandimeve të profesionistëve kompetentë të mjekësisë.
Nuk ka vend për reagime histerike, sidomos nga bodigardët politikë që po përpiqen ta dëmtojnë punën tonë dhe të mantelbardhëve.
Ata që po përpiqen ta shfrytëzojnë këtë gjendje duke krijuar mjegullë, për të shkaktuar sabotime në punën tonë, po gabohen dhe vetëm se rrezikojnë qëllimshëm shëndetin e qytetarëve.
Nuk do të lejojmë të prodhohen ngërçe në këtë luftë ndaj së cilës do të triumfojmë së bashku.
Duke qenë se këto çështje janë të ndjeshme dhe mund të interpretohen saktësisht vetëm nga profesionistet e fushës, ju bëj thirrje që të mos bëhet presion mbi personelin shëndetësor dhe t’i lënë ata ta kryejnë punën e tyre, ashtu si deri më tani.
Kurse pretendimet për çfarëdo dyshim të adresohen pa asnjë hezitim tek organet përgjegjëse, të cilat e kanë këtë në mandat.
Njëherit do të merren masa konform ligjeve në fuqi dhe kodit të etikes profesionale.
Për ne është shumë me rëndësi që të sigurohet opinioni publik se institucionet dhe profesionistet shëndetësor po sakrifikojnë dhe po bëjnë punën e tyre, me qëllim që të menaxhohet kjo situatë aspak të lehtë.
Sot do të adresohen masat e reja parandaluese nga Qeveria e Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Respektoni rregullat e Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19!
Vendosni maskat!
Ruajeni distancën!
Mbajeni higjienën personale e kolektive!”
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029













