Lajme
Kosovë-Shqipëri, programe të përbashkëta për diasporë
Ministri i Diasporës, Valon Murati dhe ministri i Punës dhe Rinisë, Erion Veliaj u dakorduan që të filloj me themelimin e qendrave të përbashkëta kulturore në diasporë
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do t’i bashkërendojnë përpjekjet për integrimin e diasporës shqiptare gjithandej botës. Ky bashkëpunim do të filloj me themelimin e qendrave të përbashkëta kulturore, në mënyrë që para të huajve, kultura shqiptare të prezantohet sa më mirë.
Vendimin për bashkëpunim ndërshtetëror e kanë marrë dy ministrat,Valon Murati ministër i Diasporës, në Qeverinë e Kosovës dhe ministri shqiptar i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.
Në takimin e përbashkët mbajtur në Prishtinë, ministri Murati e njoftoi ministrin Veliaj për strategjinë e diasporës dhe objektivat që dalin nga kjo strategji, për rrjetëzimin e shoqatave dhe të rinjve shqiptarë në diasporës, rrjetëzimin e bizneseve shqiptare si dhe për procesin e regjistrimit të diasporës dhe mërgatës.
Dy objektiva kryesore janë aktivitetet kulturore dhe mësimi i gjuhës shqipe, për të cilat ministri Murati kërkoi që të jenë të përbashkëta. Gjithashtu theks i veçantë u vu te bashkëpunimi për programe të përbashkëta për rrjetëzimin e studentëve dhe të rinjve shqiptarë në diasporë.
Ministri kosovar kërkoi nga ministri Veliaj që të ndihmohen dhe të mbështeten sa i përket realizimit të projekteve për diasporën.
“Proceset që kanë të bëjnë me diasporën nuk mund të realizohen ashtu siç duhet pa ndihmën e shtetit shqiptar”, tha ndër të tjera ministri Murati.
Gjithashtu u diskutua për shkëmbimin e përvojave lidhur me votimin e pjesëtarëve të diasporës, dhe për këtë u dakordua që të mbahen takime më të shpeshta, si dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me shoqërinë civile. Po ashtu Murati kërkoi që të kenë bashkëpunim të ngushtë me shtetin shqiptar, sa u përket programeve të përbashkëta të mësimit të gjuhës shqipe, por edhe proceseve të tjera për diasporën.
“Në të ardhmen të themelohen qendra të përbashkëta kulturore, në mënyrë që para të huajve të prezantohet sa më mirë kultura shqiptare”, tha Murati i cili mori dhe mbështetjen e plotë të Veliajt, se me bashkëpunim të dyanshëm projektet për diasporën do të realizohen më mirë dhe do të jenë më cilësore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













